Qeveria mbajti mbledhje, ja vendimet që i mori

Aktuale

Qeveria mbajti mbledhje, ja vendimet që i mori

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:59
Qeveria e Kosovës

Qeveria në detyrë ka miratuar vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”, këto u morën në mbledhjen e 64-të me radhë.

Vendimi i parë që ka marrë miratimin ishte ndarja e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

“Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga ‘Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike'”.

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021.

“Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi. 50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese”.

“Përfitues të këtyre lirimeve do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”.

“Për zbatim të këtij vendimi janë ndarë mjete në vlerë tre milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë euro (3,232,000). Këto mjete do të kompensojnë të hyrat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë. Këto mjete do të merren nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen te Thesari në kategorinë e shpenzimeve të Subvencioneve dhe Transfereve”.
Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021.

“Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë. Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”.

“Vendimi i katërt i aprovuar në mbledhjen e sotëm ka qenë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sqarohet se mjetet për zbatimin e vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të UÇK-së, do të sigurohen nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e Rezervës dhe të njëjtat transferohen të nën programi për Invalidët e Luftës – kategoria e shpenzimeve dhe transfereve dhe nga aty te Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat