Basha: VV shënoi fitoren më të madhe në historinë e saj

Aktuale

Basha: VV shënoi fitoren më të madhe në historinë e saj

Nga: M.H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:01
Dimal Basha

Kandidati për deputet nga radhët e Vv-së, Dimal Basha, përmes një shkrimi në facebok ka uruar një mëngjes të mbarë.

Basha shkroi që fitorja e VV-së, ka shënuar fitoren më të madhe në historin e saj, përcjell “Bota sot”.

Ai tutje thotë që si subjekti më i madh në histori, me besimin tuaj rriten edhe përgjegjësitë, sigurisht se do të sillemi si zot shpie, dhe gjithmonë duke respektu opozitën.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes njerëz të mirë,

Jemi zgjuar me fitoren më t’madhe që ka shënu historia jonë ndonjëherë! Qytetarët dje u rreshtuan pas Lëvizjes në krye me Albinin, për t’ia besu rrugëtimin e tyre politik në katër vitet e ardhshme.

Kemi qenë të vegjël, por jemi rritë shpejt, dhe tani si subjekti më i madh në histori, me besimin tuaj rriten edhe përgjegjësitë. Sigurisht se do të sillemi si zot shpie, dhe gjithmonë duke respektu opozitën.

Albini ka fitu me Lëvizjen, por tani ai do të jetë Kryeministër i Kosovës, pra i të gjithë qytetarëve të Republikës, pa marrë parasysh etninë, fenë, apo subjekteve që ata iu takojnë. Jemi bashkë!

Dashni për krejt e na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat