Sulmohet në Mal të Zi autobusi me turistë nga Kosova, flasin nga policia, tregojnë a ishte i organizuar sulmi

Aktuale

Sulmohet në Mal të Zi autobusi me turistë nga Kosova, flasin nga policia, tregojnë a ishte i organizuar sulmi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus i një agjencie turistike nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Limit në Berane në Mal të Zi.

Shoferi i autobusit ka raportuar rastin në polici në Rozhajë. Autorët e sulmit kanë thyer xhamat e autobusit, ndërsa nuk raportohet për turistë të lënduar.

“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat