Xhavit Haliti tregon a u zgjodh deputet

Aktuale

Xhavit Haliti tregon a u zgjodh deputet

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:51
Nënkryetari i PDK’së Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK’së Xhavit Haliti thotë se nuk e di nëse është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Por ai ka hedhur poshtë raportimet e mediave që e lënë atë pa ulëse në parlament.

Haliti ka folur edhe për humbjen e PDK’së në zgjedhje. Thotë se në Pejë, atje ku ai është kryetar dege, partia e tij nuk humbi.

Duke folur për RTK’në, Haliti ka hedhur akuza ndaj komisionierëve që numërojnë votat e kandidatëve në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë.

“Ka plot prej atyre që paguajnë komisionerët që numërojnë votat. Edhe arushat e dijnë këtë. Ligji e ka legjitimu këtë. Është sikur unë të ulem me tre shokë dhe i bëjmë ato gjëra. Këtij ia shtojmë disa vota, atij ia marrim disa, e kështu me radhë”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, duhet të ketë transparencë në numërimin e votave, e jo kjo të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Haliti ka thënë se Kosova duhet t’i ketë të paktën shtatë zona zgjedhore ose të shkohet sipas sistemit mazhoritar.

“Edhe mbyllja e listave është më e mira, prandaj duhet të jetë një metodë e numërimit që mundëson jo manipulimin e numërimit. Të ketë edhe kamera gjatë numërimit që secila votë të shihet”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat