Këta janë më të votuarit e LDK-së në Dragash

Aktuale

Këta janë më të votuarit e LDK-së në Dragash

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Avdullah Hoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e formularëve me rezultatet për kandidatët për deputet të subjekteve politike në vend, një gjë të tillë ka bërë edhe për komunën e Dragashit, atje  Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta si parti duke marr 2.214 vota ose 19.63% të totalit të përgjithshëm.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka arritur që të jetë më i votuari nga partia e tij duke marr 1325 vota.

Më i votuari në Dragash është kandidati për deputet, Bexhet Xheladini me 1766 vota, e që pas TIJ vjen Hatim Baxhaku me 1394 vota.

Ndërsa, Defrim Gashi dhe Florent Ukaj e përmbyllin 5-shën e kandidatëve për deputet më të votuar nga LDK-ja në Dragash.

Lista e plotë:

Bexhet Xheladini– 1766 Vota

Hatim Baxhaku – 1394 vota

Avdullah Hoti – 1325 vota

Defrim Gashi – 950 vota

Florent Ukaj – 515 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat