Reagon Çitaku, pas rrahjes së të birit të Rashiqit: Krimi i tij i vetëm ishte se ishte fëmija i një politikani që nuk iu bind Beogradit

Aktuale

Reagon Çitaku, pas rrahjes së të birit të Rashiqit: Krimi i tij i vetëm ishte se ishte fëmija i një politikani që nuk iu bind Beogradit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Çitaku, nëpërmjet Twitter-it, ka thënë se krimi i vetëm i të birit të Rashiq ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit.

Tutje, ajo ka bërë thirrje për ndalje të dhunës dhe kërcënimeve.

Postimi i plotë:

Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot.

Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi.

Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani.

Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat