Lutfi Haziri tregon pse humbi LDK-ja e fitoi VV-ja

Aktuale

Lutfi Haziri tregon pse humbi LDK-ja e fitoi VV-ja

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri i LDK’së ka komentuar rezultatin zgjedhor të kësaj partie. LDK humbi duke marrë vetëm 13 për qind të votave.

“Unë mendoj se kjo votë kundërshtuese është votë e cila refuzoi me pranu politikën që ne ia ofruam”, thotë Haziri.

Por pse ndodhi kjo?

“Por askush nuk ofroi politikë tjetër pos Jo’së së madhe. Gjithmonë Jo, nuk jemi me këta, nuk mundemi me qenë me këta, nuk duamë me qenë me këta dhe natyrisht që i kanë besuar më shumë njerëzit”, shpjegoi Haziri.

“Tash ta shohim sepse Jo’ja e madhe duhet me u përkthy në Po. Politikat sekoriale, politikat sociale, politikat në arsim dhe reformat e premtuara duhet me u realizu”, theksoi Haziri.

“Se si menaxhohet suksesi i zgjedhjeve, se si implementohet rezultati zgjedhor …Ne kemi vendos, do të merremi me vetën tonë”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat