Shala godet ish-partinë e tij

Aktuale

Shala godet ish-partinë e tij

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:16
Haxhi Shala

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, thotë se e ka pritur që Nisma do të mbetej jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shala ka thënë se ka ndjerë keqardhje për kreun e këtij subjekti, Fatmir Limaj, por jo edhe për anëtarët tjerë të Nismas.

Shala ka bërë shaka duke thënë se anëtarët tjerë të këtij subjekti nuk kanë mundur të marrin më shumë vota se ato të familjarëve të tyre.

“Ka qenë e pritur për Nismën sepse nuk ka më njerëz operativ në teren. Fatmir Limaj është i vetëm. Ka persona tjerë po nuk e kanë autoritetin të depërtojnë te një votë. Vetëm ai ka mundur të sjellë frymë te votat. Të tjerët nëse mund t’i marrin votat e familjarëve të tyre mirë kish qenë. Për Fatmirin mua më ka ardh keq, për të tjerët aspak. Të gjithë të tjerët janë profiter në krahë të fatmirit”, ka thënë ai.

Përndryshe, Shala ka deklaruar se ai do të bëhet deputet nga radhët e AAK’së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat