Aksioni vazhdon, ja çfarë do t'i presë të korruptuarit sipas kryeprokurorit të Prishtinës

Aktuale

Aksioni vazhdon, ja çfarë do t'i presë të korruptuarit sipas kryeprokurorit të Prishtinës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Ditëve të fundit ka pasur një seri aksionesh e arrestimesh ndaj të dyshuarve si kryes të veprave penale kundër korrupsionit, e të cilat aksione pritet të vazhdojnë edhe në institucione tjera, mëson media.

Pas arrestimeve në disa institucione për subvencionet, sot janë arrestuar edhe tetë zyrtarë policorë e si duket prokuroria e policia nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me aksione, bastisje e arrestime të zyrtarëve të dyshuar.

Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, tha se veprimet e fundit janë tregues më i mirë i luftës së pakompromis kundër korrupsionit.

Por ai nuk ka mohuar aksione e arrestime të tjera për veprat penale të korrupsionit, të cilat pritet të ndodhin në të ardhmen. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat