Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Aktuale

Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:16
Prekaz

Në ditën e dytë të manifestimit gjithëpopullor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Ata vlerësojnë se lirinë që sot e gëzon Kosova është meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Qytetari Fadil Sadiku, tha se liria që sot e gëzojnë është meritë e familjes Jashari.

Sadiku: Sakrifica e familjes Jashari është e shenjtë

"Sakrifica e familjes Jashari është e shenjtë, ka filluar prej datës 5, 6 dhe 7 mars, tri ditë efanziva ka zgjatur. 22 anëtarë të familjes janë shkuar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit, e 55 të krejt kësaj lagjes. Ka qenë e rrethuar tri ditë e tri netë dhe më në fund komandanti legjendar në fund është vrarë për liri. Sot që po e gëzojmë këtë liri është merita e Jasharajve", tha ai.

Edhe një qytetarë që erdhi sot për të bërë homazhe në vizitë në Prekaz, tha se 5,6,7 mars janë ditë të veçanta për kombin tonë, falë familjes Jashari. Qytetari Gucati për KosovaPress tha se sakrifica e familjes Jashari për vendin ka prekur ndërgjegjen e shqiptarëve.

Gucati: Fale sakrificës së tyre ne gëzojmë lirinë

“5,6,7 marsi janë 3 ditë më të ndriturat të kombit tonë. Sakrifica e Jasharajt kanë prek në ndërgjegjen e shqiptarëve, do të thotë i ka zgju. Me gjithë përpjekjet e shqiptarëve nëpër shekuj që kanë bo për çlirimin e vendit, ndërgjegjja e Adem Jasharit, familjes Jashari, i ka zgju, i ka motivuar dhe falë gjakut, sakrificës tyre ne sot e gëzojmë këtë liri që e kemi”, tha ai.

Një histori sikurse e familjes Jashari nuk mund të gjendet diku tjetër, kështu u shpreh qytetari, Naim Maliqi i cili bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari.

Maliqi: Sakrifica e familjes Jashari kthimi i krenarisë dhe dinjitetit të kombit

“Sakrifica e familjes Jashari paraqet një prej dimensioneve me të thella të çështjes sonë kombëtare. Mendoj se është rilindje e kombit tonë kthimi i krenarisë dhe i dinjitetit. Një sakrificë që në historinë tonë pothuajse nuk e hasim diku tjetër”, tha ai

Homazhe tek kompleksi “Adem Jashari”, bëri edhe Xhevat Jashari, banor i fshatit Prekaz, i cili tha se është krenar me luftën heroike të familjes Jashari.

Jashari: Krenar me luftën heroike të familjes dhe lagjes Jasharaj

"Ne krenohemi me çdo dëshmorë të këtij vendi. Ne gjatë festave këtu marrim energji pozitive për të vazhduar jetën tonë dhe jemi[...]shumë krenar me luftën heroike të familjes dhe lagjes Jasharaj", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat