Totali i votave të grave kandidate ndër vite

Aktuale

Totali i votave të grave kandidate ndër vite

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Instituti D4D ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputet për zgjedhje të përgjithshme kronologjikisht në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021. Në këtë animacion mund të vërehen trajektoret e votave të grave kandidate si tërësi të subjekteve politike, ku në disa raste ka ulje të votave por në raste të caktuara edhe rritje.

Për shkak të koalicioneve të shumta dhe të ndryshme që kanë qenë ndër vite, ka qenë e pamundur të analizohen listat garuese si tërësi, prandaj edhe janë ndarë kandidatet për deputete të secilit subjekt politik në bazë të viteve si në vijim:

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në vitin 2014 ishin gjithsej 33 kandidate për deputete të cilat si tërësi fituan 50,831 vota. Aleanca Kosova e Re (AKR) kishte 34 kandidate për deputete të cilat morën 30,040 vota. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishin gjithsej 35 gra kandidate që së bashku morën 213,154 vota. Nga  33 kandidatet për deputete nga NISMA Social Demokrate u fituan në total 32,857 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këto zgjedhje kishte vetëm 27 gra kandidate të cilat morën  129,271 vota, kjo pasi që ishte në koalicion parazgjedhor edhe me  Partinë e Drejtësisë (PD); Lëvizjen për Bashkim (LB); Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) si dhe Partinë Konservatore të Kosovës (PK). Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte 33 gra kandidate të cilat si tërësi fituan 88,582 vota.

Në vitin 2017 AAK, NISMA, PDK, PD, LB, PSHDK, PK, ADK, REK, PB, PSD dhe BKK ishin në koalicion të përbashkët parazgjedhor, prej tyre AAK kishte 13 kandidate të cilat morën 60,015 vota, Nisma kishte 5 kandidate që morën 17,355 vota dhe PDK kishte 15 kandidate që morën 113,829 vota. Koalicion para zgjedhor në këtë vite bënë edhe LDK dhe AKR, ku LDK kishte 21 gra kandidate të cilat morën 154,467 vota ndërsa AKR 12 kandidate të cilat morën 53,540 vota. Pa koalicion ishte vetëm LVV e cila kishte në total 34 gra kandidate për deputete të cilat morën gjithsej 171,553 vota.

Në vitin 2019 AAK ishte në koalicion me Partinë Social Demokrate (PSD), ku nga AAK ishin gjithsej 24 gra kandidate të cilat morën 58,319 vota. AKR poashtu ishte në koalicion parazgjedhor me NISMA dhe PD.  Nga ky koalicion AKR kishte 9 gra kandidate të cilat morën 15,817 vota si tërësi ndërsa nga NISMA ishin 24 gra kandidate të cilat morën 25,546 vota. Ndërsa pa koalicione por me lista garuese si të vetme LDK kishte 34 gra kandidate të cilat morën 342,136 vota, PDK kishte 33 kandidate që siguruan gjithsej 144,462 vota, si dhe LVV kishte 34 kandidate që morën 254,422 vota.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura gjatë këtij viti (2021), në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Por, ende të pa certifikuara për shkak të afateve të ankesave) AAK kishte gjithsej 33 gra kandidate të cilat siguruan 59,680 vota në total. AKR i’u bashkua listës së LDK, ku në këtë rast AKR kishte vetën 2 gra kandidate në këtë listë të cilat së bashku morën 6,088 vota, ndërsa LDK kishte 31 kandidate në po të njëjtën listë, të cilat morën 95,807 vota. NISMA kandidate të certifikuara i kishte 31 gra të cilat i morën 19,582 vota.  PDK kishte 33 kandidate të cilat së bashku morën 140,738 vota. Në këto zgjedhje listës garuese të LVV i’u bashkua edhe Lista Vjosa. Nga LVV ishin gjithsej 33 gra kandidate  të cilat u certifikuan nga KQZ dhe fituan 392,258 vota ndërsa nga Lista Vjosa ishin 7 kandidate të cilat morën së bashku 403,771 vota, pra si listë e përbashkët gratë i morën 796,029 vota në tërësi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat