Rritja e rasteve me COVID-19, nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës

Aktuale

Rritja e rasteve me COVID-19, nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:58
Ilustrim

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, do të mblidhet sërish nesër, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit  janë regjistruar tetë të vdekur dhe 632 raste të reja me COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka deklaruar se nuk do të ketë vendosje të masave të reja anti-Covid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat