Konjufca flet për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Aktuale

Konjufca flet për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:41
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në marrëveshjen e Uashingtonit nuk përmendet vendosja e ambasadës në Jerusalem.

Mirëpo, Konjufca vlerësoi se dakordimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem erdhi si rezultat i premtimit gojor në bisedën telefonike nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha se s’do të duhet të bëhej lëvizja e ambasadës nëse i kushton Kosovës me tërheqjen e njohjes nga Izraeli.

“Në marrëveshjen e Uashingtonit nuk përmendet vendosja e ambasadës në Jerusalem.

Jerusalemi nuk përmendet askush si koncept në një dokument që ka nënshkruar Hoti, ku është më shumë si një betim, nuk përmendet Jerusalemi si lokacion. Siç duket në bisedën telefonike, në mënyrë gojore e kanë shkëmbyer z.Hoti me Netanyahun.

Është një premtim gojor i qeverisë Hoti ndonëse jo i shkruar në dokumentin zyrtar të dakorduar.

Në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare vendosja e paramentrave është e natyrës kritike nëse dëshrion t’i zhbësh ata parametra.

Nëse ti do ta zhbësh ambasadën nëse kjo e lëndund njohjen nga Izraeli kjo nuk duhet të ndodh.

Unë mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat