ATK njofton OJQ-të për detyrimet tatimore

Aktuale

ATK njofton OJQ-të për detyrimet tatimore

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Platformën CiviKos, ka organizuar seminar online për organizata jo-qeveritare me temën: “Detyrimet tatimore nga OJQ-të”.

Në ketë seminar morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë.

Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe kërkesat për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro dhe Pasqyrave Financiare.

“Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat