A do të jetë Albin Kurti kryeministri i parë që përfundon mandatin e plotë?

Aktuale

A do të jetë Albin Kurti kryeministri i parë që përfundon mandatin e plotë?

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:43
Albin Kurti

Me 67 vota pro, lideri i LVV-së, Albin Kurti, u zgjodh kryeministër i Kosovës për herë të dytë.

Deri vonë e kishin fqinj.

Por tash, kjo është krejt çka ua kujton liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Se ku po qëndron aktualisht nuk dihet, por Albin Kurti, mëngjesin e së hënës e nisi në Kuvend të Republikës.

Pasi vetë e ka të pamundur të marr pjesë në seancë, me gjasë këtu erdhi për t’i uruar fat Glauk Konjufcës, që do votohej pas pak si krye parlamentar.

Vetëm disa minuta më vonë, atë po e priste një forum i hapur në njërin nga hotelet e Prishtinës.

Mirëpo edhe rrugës deri këtu, ky hasi në ca pengesa që nuk lidhen me punën e tij.

Kur kishin mbetur disa orë para seancës së formimit të qeverisë, ish kryeministri i Kosovës ishte plot optimizëm.

Para shoqërisë civile e në bashkëbisedim me shkrimtarin Veton Surroi, lideri i subjektit politik më të votuar në Kosovën e pasluftës, tregoi parimet e tij në dialogun me Serbinë.

Për faktin se në të njëjtën kohë në parlament po votohej kryetari, duket se interesimin e kishte edhe në atë proces.

Pas përfundimit të tryezës me Surroin, kur Konjufca tashmë veçse ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit e njëkohësisht edhe U.D. i ri i Presidentit, Kurti u shpreh se po e pret ftesën nga nënkryetari i partisë së tij për mandatim si kryeministër.

E atë që po e priste, nuk vonoi shumë dhe e mori.

Si kreu i subjektit fitues në zgjedhje, liderit të Lëvizjes i erdhi ftesa për mandatin, gjë që i hapi rrugë atij për të marrë ekzekutivin në duar për herë të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat