Mbledhja e parë - Kurti paralajmëron shkarkime

Aktuale

Mbledhja e parë - Kurti paralajmëron shkarkime

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:49
Qeveria Kurti 2

(E plotësuar 13:10) - Pas marrjes zyrtare të detyrës, sot u zhvillua mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit.

Para kabinetit qeveritar Kurti tha se vendi është në krizë të madhe shëndetësore, për çka kërkoi nga ministrat e tij që te hartojnë plane konkrete për menaxhimin e pandemisë dhe për ringjallje ekonomike.

Kurti: Jemi në krizë shëndetësore, duhet plan konkret për daljen nga kjo gjendje

"Ne ende jemi sot në një krizë shëndetësore[...]Vetëm dje patëm 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këta nuk janë vetëm numra por janë jetë njerëzish. Andaj duhet të punojmë me urgjencë që të ulim rastet. Por duhet të kemi plane te zbatueshme që të ruajmë shëndetin e qytetareve. Duhen rezultate konkrete. Ne do të punojmë si ekip por rezultati varet prej secilit nga ju dhe ekipit që ju drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim por edhe veprim", tha ai.

Para kabinetit të tij, kreu i ekzekutivit tha se duhet vepruar shpejt që të ndalen humbjet financiare.

Në ndërmarrjet publike, Kurti tha se duhet të ketë auditime dhe vlerësim të përformancës, dhe se ku ka shkelje duhet vepruar shpejt.

Kurti: Është koha të dëshmoni që jemi meritorë në pozitat e vendosura

"Në ditët në vazhdim pres nga secili prej jush të vini me propozime konkrete, të cilat i kemi identifikuar me vite e që kërkojnë zgjidhje. Unë besoj në dijen dhe kapacitetin tuaj, është koha që ju të dëshmoni para qytetareve se në pozitat që jemi vendosur jemi meritor. Përtej veprimeve urgjente për menaxhimin e pandemisë duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga ndërmarrjet publike, por edhe të ndalim recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat, t'i shpëtojmë vendet e punës[...] Pres që në tavolinën time të vijë urgjent plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjallje ekonomike. Le të punojmë me nder e përgjegjësi[...]Le të përvjelim mëngët dhe të fillojmë punët e mëdha që na presin neve dhe angazhimin e përditshëm që pritet prej neve", tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë javës do të mbajnë edhe mbledhjen e punës, ku pritet të marrin veprimet e nevojshme me kabinetin qeveritar.

***

Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë.

Ai në këtë mbledhje ka kërkuar nga ministrat që secili prej tyre të vijë me propozime konkrete për problemet që kanë identifikuar me vite në dikasteret përkatëse,  e të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë, mirëpo edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete të cilat i keni identifikuar me vite dhe kërkojnë zgjidhje. Tash është koha të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat në të cilat jemi vendosur i meritojmë. Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente në menaxhimin epandemisa, duhet të ndalim recesionin ekonomik”, tha ai.

Kurti paralajmëroi edhe shkarkime në ndërmarrjet publike.

“Aty ku gjejmë shkelje të ligjit në ndërmarrje publike, duhet të veprojmë shpejt, edhe në vendosjen e një menaxhmenti që ta kthej ndërmarrjen publike në mbështetëse të ekonomisë. Pres që në tavolinën time të vijë plani për menaxhimin e pandemisë mirëpo edhe ringjallje ekonomike. Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë. T’i përvjelim mëngët dhe të nisim angazhimin tonë.  Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrim vendimet e nevojshme”, tha ai. 

***

Kryeministri Albin Kurti duke iu drejtuar anëtarëve të kabinetit qeveritar ka thënë se në vend ende ka krizë të madhe shëndetësore.

Ai ka thënë se duhet vepruar me urgjencë të ulen rastet dhe vdekjet e reja si rezultat i COVID-19.

Sipas tij, balancimi i tyre duhet të bëhet përmes një plani konkret.

Image

“Kërkohet punë dhe rezultate sa më të shpejta. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna që bëni ju dhe ekipi që drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim çdo kohë por edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete që i keni identifikuar me vite. Tash është koha që të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet vepruar shpejtë që të ndalen humbjet financiare.

“Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të përformancës, aty ku ka shkelje duhet vepruar shpejtë por edhe në vendosjen e një menaxhmenti që e ka vizion të udhëheqë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se duhet përvjelë mëngët e t’i përvishen punës që i pret të gjithë.

“Në këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku menjëherë do i marrim veprimet e nevojshme siç i sheh ky kabinet i yni qeveritar”, ka thënë ai.

Kurti takohet me ministrat, mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë

Kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, i ka mbledhur në takim ministrat dhe zëvendëskryeministrat e tij në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit.

Kurti u zgjodh kryeministër në seancën e djeshme të Kuvendit me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Qeveria Kurti 2 do të ketë 15 ministri, nga ta 8 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas kabinetit të prezantuar nga Albin Kurti, 5 ministri do të drejtohen nga gratë

Kabineti qeveritar do të jetë si në vijim:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi; Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla; Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi; Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia; Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci; Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku; Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi; Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu; Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci; Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj; Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla;; Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari; Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq dhe Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat