Ish-ambasadori i Holandës jep një propozim: Vjosa ta marrë një post tjetër, ky personalitet nga LDK-ja të bëhet president

Aktuale

Ish-ambasadori i Holandës jep një propozim: Vjosa ta marrë një post tjetër, ky personalitet nga LDK-ja të bëhet president

Nga: A.Zh Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:27
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka thënë se Kosova tani duhet ta zgjedhë edhe presidentit e ri.

Ai ka propozuar që pretendentja për presidente Vjosa Osmani, të bëhet zëvendës kryeministre e parë dhe ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa posti i presidentit t’i jepet LDK-së, përcjell Bota sot.

Sipas ish-ambasadorit, në këtë post mund të emërohej Fatmir Sejdiu, derisa ka shtuar se zgjedhjet e reja do të ishin të padëshirueshme.

Reagimi i Bosch në Facebook:

Tani që Kosova ka kryeministrin e ri dhe kryetarin e kuvendit, një president duhet të zgjidhet dhe nëse pas 3 raundesh nuk zgjidhet, përsëri zgjedhje të reja që nuk duket të jenë të vështir, por janë shumë të padëshirueshme.

Çfarë të bëjmë? Po në lidhje me bërjen e Vjosës zëvendës kryeministre e parë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe të kontaktohet me LDK-në për President të dakorduar reciprokisht? Ndoshta ish-presidenti i pavarur Sejdiu? Thjesht një mendim, por në këtë situatë, kjo mund të jetë mënyra më e mirë dhe e vetme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat