Naser Ramadani infektohet me koronavirus

Aktuale

Naser Ramadani infektohet me koronavirus

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:16
Naser Ramadani

Kryetari i IKSHP-së, Naser Ramadani, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Ai shkruan:

Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat