Fakte tronditëse për drejtësinë në Kosovë

Aktuale

Fakte tronditëse për drejtësinë në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:00
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka postuar në Facebook disa fakte mbi drejtësinë në Kosovë.

Ai nëpërmjet këtij statusi ka renditur disa prej rasteve praktike nga monitorimi i seancave gjyqësore nga IKD.

Miftaraj ka treguar për një rast, kur i akuzuari me kërkesë të gjykatësit ka pranuar fajësinë edhe pse e kishte mohuar atë.

Ky rast ka ndodhur pa avokatin e tij, ndërsa i pandehuari e ka nënshkruar procesverbalin duke mos ditur për pasojat që do të ndodhin më pas.

Pas nënshkrimit të procesverbalit, sipas Miftarajt i pandehuri është dënuar.

Ai shkruan se procesverbali nuk pasqyron atë që ka ndodhur në seancë në menyrë të perpikte. Vetëm njera anë e medaljes pasqyrohet.

Postimi i plotë:

Raste praktike nga monitorimi i seancave gjyqësore nga IKD.

1. Në vitin 2016 ngritet aktakuzë për dy vepra penale ndaj të pandehurit.

2. I pandehuri përfaqësohet nga avokati mbrojtës sipas detyres zyrtare. Aktakuzën e merr avokati mbrojtës.  I njëjti në vitin 2021 e konfirmon se aktakuzën e pranuar ka harruar të ia dorezoj të pandehurit.

3. Ne mars 2021 mbahet shqyrtimi gjyqesor. I pandehuri e merr aktakuzen ne kete seance per here te pare nga gjykatesi.

4. I pandehuri e përfaqeson vetën në shqyrtim gjyqësor. Nuk ka avokat mbrojtës. Veprat për të cilat akuzohet janë të rënda, dhe mund të shqiptohet edhe dënim me burgim efektiv.

5. Në rastet kur mund të shqiptohet dënim me burgim efektiv, avokati mbrojtës është obligativ sipas praktikës së GjEDNj e aplikueshme në Kosovë.

6. Në seancë i pandehuri ne fillim pranon fajësinë për njëren vepër penale, jo për të dytën. Shihet qartazi se nuk e njeh ligjin, procedurën dhe pasojat e pranimit të fajësisë për kryerjen e veprës penale. Kërkon që lenda të kryhet në këtë seance.

7. Gjykatësi i thotë se duhet të pranohet fajësia për dy veprat penale nëse don mu kry lenda sot. 

8. Nuk e kupton a je në seancë gjyqësore, apo në pazar.

9. I pandehuri me qëllim që të kryhet lënda dhe të merret vendim, pa kuptuar pasojat, pranon edhe veprën e dytë edhe pse e thotë qartazi se nuk ndihet fajtorë dhe nuk e ka kryer këtë vepër penale.

10. E nënshkruan procesverbalin. Procesverbali nuk pasqyron ate që ka ndodhur në seance në menyrë të perpikte. Vetëm njera anë e medaljes pasqyrohet.

11. I pandehuri dënohet.

Republika e Kosovës e ka obligim hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e kriminalitetit në Kosovë dhe të gjithë presim rezultate konkrete.

Sikurse, Republika e Kosovës e ka për obligim të siguroj gjykim të drejtë, paanshëm.dhe të drejte për të pandehurit.

Fatkeqësisht as e para e as e dyta nuk po ndodhin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat