Pak para seancës, bëhen bashkë Konjufca, Kurti e Osmani

Aktuale

Pak para seancës, bëhen bashkë Konjufca, Kurti e Osmani

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:36
Konjufca, Kurti e Osmani

Disa orë para seancës ku pritet të votohet për presidentin e Kosovës, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, janë takuar në ambientet e presidencës.

Ata janë bërë bashkë me rastin e Ditës së Autizmit. Në këtë ditë, ata kanë pritur në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Vetëvendosje ka grumbulluar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës ku do të votohet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe e shtetit.

Gjithçka që ka mbetur të definohet është ora se kur do të mbahet seanca sot.

Për ta zgjedhur Osmanin presidente, Vetëvendosje duhet t’i sigurojë të 15-të votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Emrat që pritet të mos ndjekin vendimin e Kryesisë së LDK’së janë: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj. Edhe vota e Behgjet Pacollit është në pikëpyetje.

Pa këta emra, VV do t’i ketë vetëm 79 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë në Kuti duhet të jenë 80 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat