Tahiri: Kurti duhet të marrë përgjegjësi

Aktuale

Tahiri: Kurti duhet të marrë përgjegjësi

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:52
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se kanë pasur disa kritere në mbledhje e cila lidhet edhe me tërheqjen e Ligjit për Zgjedhje.

Sipas tij , duhet të bëhet një reformë zgjedhore siç i ka hije, dhe është e rëndësishme që partitë politike që afektohen në këtë ligj të bëjnë një ligj të mirë.

“Në këtë temë duhet të diskutojmë në raport me modelet ndërkombëtare e pse jo edhe mundësinë e votimit në konsullata por për këtë duhet të diskutojmë”, ka deklruar ai.

“Nuk duhet të vendosim shembuj të këqij për dëshirë të pushtetit. Duhet ta dimë para se të vendosim një mendim për amandamentim”, ka thënë ai.

“Populli ka fol, VV-ja i ka fitu zgjedhjet dhe Kurti është në detyrë, dhe ne ia kemi dhënë dy detyra atij, merr përgjegjësi dhe atë përgjegjësi duhet ta ushtrojë shumica”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat