Haxhiu deklarohet nëse Reshitaj po kalon në listën e Vetëvendosjes

Aktuale

Haxhiu deklarohet nëse Reshitaj po kalon në listën e Vetëvendosjes

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:15
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj doli kundër vendimi të kryetarit të partisë së cilës i takon, AAK Ramush Haradinaj që të mos jenë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pas vendimit që të jetë në seancë pati disa raportime se Albena Reshitaj do të kalojë në njërën prej partive politike, në Vetëvendosje apo në Listën Guxo të Vjosa Osmani.

Për këtë është deklaruar edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje e cila tha se nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë.

Sipas saj Reshitaj veproi mirë që shkoi në Kuvend pasi i doli zot votë së besuar nga qytetarët.

“Nuk jam në dijeni për diçka të tillë, besoj se Reshitaj ka përcjellur mesazhin e dhënë nga qytetarët që të votojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat