Kurti uron Pashkët, a po e përçon këtë mesazh për opozitën?

Aktuale

Kurti uron Pashkët, a po e përçon këtë mesazh për opozitën?

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:51
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë e protestantë për festën e pashkëve.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Pashkët janë simbol i sakrifikimit, i shpresës dhe i fillimeve të reja.

Sipas Kurtit, ky fillimvit na “ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë”, përcjell Bota sot.

Kujtojmë se dje ka dështuar seanca për zgjedhjen e presidentit, në mungesë të një vote.

Urimi i plotë i Kurtit:

Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë!

Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.

Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.

Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.

Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.

Gëzuar Pashkët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat