Deputetët të shqetësuar me mungesën e vaksinës antiCOVID

Aktuale

Deputetët të shqetësuar me mungesën e vaksinës antiCOVID

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:05
Komisioni për Shëndetësi

Kryetarja e re e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollqaku, është zotuar për bashkëpunim me të gjithë deputetët dhe institucionet përkatëse në mbledhjen e parë të këtij Komisioni.

Madje ajo u zotua se edhe planin e punës së Komisionit do ta hartojnë të gjithë bashkë.

“…do të kemi bashkëpunim edhe më ministrinë përkatëse.  Planin e punës do at bëjmë bashkërisht”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se prioritet numër një duhet të jetë sigurimi i vaksinën anti-Covid.

“…kërkoj angazhimin e komisionit që të bëhemi bashkë në sigurimin e vaksinës. Qytetarët presin sigurimin e vaksinës duke pasur sytë nga Qeveria”.

Përdeirsa kryetarja e Komisionit tha se prioritet i Qeverisë është sigurimi i vaksinës.

Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, tha se institucionet duhet dhënë llogari për efektin ekonomik që shkaktojnë masat.

“Çështja e vaksinave është një brengë që kanë qytetarët dhe profesionistët shëndetësor. Njerëzit janë të mbyllur edhe bizneset gjithashtu, duhet dhënë llogari. Pra të gjitha këto është dashtë me qenë diskutimi i yni dhe të kemi mbledhje edhe më të shpeshta”.

“Ish dashtë me qenë një transparencë më e madhe sa i përket vaksinave. Nëse nuk vaksinohen 70% e popullatës nuk arrihet efekti”.

Deputeti i AAK-së, infektologu, Shemsedin Dreshaj në adresimin e tij, tha se shpreso që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, duke shtuar se 20 mijë vaksina janë sa një pikë uji në det.

“Uroj të dalim faqebardhë në menaxhimin e pandemisë. Secili prej nesh brengën kryesore e ka vaksinimin në masë”.

“20 mijë vaksina janë një pikë ujë në det. Të mos shkojmë më ritëm të ngadalshëm të vaksinimit. Shqipëria vaksinon 20 mijë raste në ditë”.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar bashkëpunim, duke shtuar se në këtë periudhë vetëm kanë parë heshtjen e Qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë.

“Nga pozita e ish-ministrit ju kam lutur me dyer të mbyllura të ua shpjegojë çështjen e vaksinimit. Ne mund të bëjmë thirrje të përbashkët ndryshe presim nga ministria lidhur me procesin. Ajo çka kemi parë është heshtje e Qeverisë ndaj situatës me Covid-19”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat