Kryediplomatja Gërvalla me një fjalim të shkëlqyeshëm, Shasha: Nuk ka mbrojtur vetëm Kosovën nga Serbia, por gjithë Ballkanin

Aktuale

Kryediplomatja Gërvalla me një fjalim të shkëlqyeshëm, Shasha: Nuk ka mbrojtur vetëm Kosovën nga Serbia, por gjithë Ballkanin

Nga: N. H Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:09
Donika Gërvalla

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit, që është zhvilluar ditën e sotme nuk ka mbrojtur vetëm Kosovën nga Serbia, por gjithë vendet e Ballkanit.

Shasha përmes një postimi, të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se fjalim i shkëlqyeshëm i Gërvallës ishte kujtim për pasojat tragjike të politikave të Serbisë, dhe në anën tjetër ftesë për një të ardhme më të mirë për rajonin.

Ja shkrimi i drejtori ekzekutiv të Institutit EPIK, Demush Shasha:

Image
Demush Shasha

Sot në Këshillin e Sigurimit, Ministrja e Jashtme nuk ka mbrojtur vetëm Kosovën nga Serbia, por gjithë vendet e Ballkanit.

Fjalim i shkëlqyeshëm i cili me një anë ishte kujtim për pasojat tragjike të politikave të Serbisë, dhe në anën tjetër ftesë për një të ardhme më të mirë për rajonin.

Për të ndërtuar këtë të ardhme na duhet një Serbi që shikon nga e ardhmja, jo një Serbi e cila vazhdon të jetoj në histori si varrmihës i rajonit.

Fillimi i një Serbie të re ndoshta mund të jetë përgjigja në pyetjen e nënave të Gjakovës: Ku janë fëmijët e mi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat