“Ligji për Konfiskimin e Pasurisë ka cak zyrtarët dhe ish-zyrtarët, jo qytetarët”, vjen reagimi nga zyrtari i LDK-së: Vërtetë nuk dinë çfarë bëjnë...

Aktuale

“Ligji për Konfiskimin e Pasurisë ka cak zyrtarët dhe ish-zyrtarët, jo qytetarët”, vjen reagimi nga zyrtari i LDK-së: Vërtetë nuk dinë çfarë bëjnë...

Nga: N. H Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:47
Lidhja Demokratike e Kosovës

Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shumë shpejt pritet të formohet Grupi punues brenda Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të punojë në hartimin e projektligjit për këtë çështje, konfirmon Genc Nimoni, këshilltar i lartë politik i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në lidhje me këtë ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se nuk dinë çfarë po bëjnë.

Madje, Gecaj, thotë se, përveç populizmit dhe opozitarizmit të dhunshëm ky ekzekutiv nuk dinë asgjë tjetër.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Bajram Gecaj

“Ministria e Drejtësisë: Ligji për Konfiskimin e Pasurisë ka cak zyrtarët dhe ish-zyrtarët, jo qytetarët”

Këta vërtetë nuk dinë çfarë bëjnë ... kjo deklaratë provon se pos populizmit dhe opozitarizmit të dhunshëm nuk dinë tjetër. Shumë nga zyrtarët e korruptuar, pasurinë e jashtëligjshme nuk e kanë të regjistruar në emrin e tyre, por të ndonjë “qytetari” ... në fund, do të mbesin duke konfiskuar ndonjë veturë apo orë të shtrenjtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat