Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Ciprrës”

Aktuale

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Ciprrës”

Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:36
Besim Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e Besim Hajdarit, i njohur me nofkën “Ciprra”, i cili ka qenë i kërkuar për një kohë nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Kanojsa’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat