Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga Covidi

Aktuale

Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga Covidi

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se mosha e 11 personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi, sillet nga 65 deri në 81 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste  (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Sot kemi pasur ulje të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat