Rama tha se i mungon Thaçi, vjen reagimi nga Vetëvendosje: Ja pse i pengon Albin Kurti kryeministrit të Shqipërisë

Aktuale

Rama tha se i mungon Thaçi, vjen reagimi nga Vetëvendosje: Ja pse i pengon Albin Kurti kryeministrit të Shqipërisë

Nga: N. H Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë.

Mes emocioneve, Edi Rama u shpreh se sot i mungon Hashim Thaçi prej disa muajsh ndodhet në Hagë në përballjen me drejtësinë.

E, lidhur me këtë ka reaguar Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Beqiri shkruan në profilin e tij në Facebook, se pse Ramës i pengon Kurti, e gjeni në fjalimin e kryeministrit të Shqiperisë në në përurimin e aeroportit.

Ja shkrimi i Beqirit:

Image
Beqiri, Hasani dhe Kurti

Pse i pengon Ramës dhe vartësve të tij lobimi i Albin Kurtit për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun?

- Përgjigja është në fjalët e Edi Ramës i cili sot gjatë fjalës së tij në përurimin e aeroportit të Kukësit tha:

"Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim..."

 

Pse i pengon Ramës dhe vartësëve të tij lobimi i Albin Kurtit për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun? - Përgjigja është në...

Posted by Arianit Beqiri on E diel, 18 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat