Imzot Dodë Gjergji i shkruan letër solidariteti kryetarit të BISH

Aktuale

Imzot Dodë Gjergji i shkruan letër solidariteti kryetarit të BISH

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:55
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i ka dërguar letër kryetarit të BISH, z. Shehut, lidhur me sulmin e ndodhur sot në Xhaminë e Tiranës, duke thënë se me hidhërim e pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ngjarjen e shëmtuar që sot ka ndodhur në Xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku pesë besimtarë mbetën të plagosur”.

“Jam i bindur që personi i cili e ka shkaktuar këtë tragjedi, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë në Shqipëri, por edhe personalisht dëshiroj të gjykoj këtë akt të papranueshëm për gjithë ne shqiptarët, pa marrë parasysh cilit besim i takojmë.

Aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit”, shkruan në letrën e Gjergjit.

Ai po ashtu shtoi se me gjithë besimtarët katolikë në Kosovë, e lut Zotin për shërimin sa më të shpejt të të plagosurve dhe i uroi agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat