Zyrtari i VV-së: Biznese të fëmijëve të politikanëve e me pronarë nga Serbia, përfituese nga Qeveria Hoti

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Biznese të fëmijëve të politikanëve e me pronarë nga Serbia, përfituese nga Qeveria Hoti

Nga: A.Zh Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:33
Avni Zogiani

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar nga qeveria e Avdullah Hotit, nga fondet e pandemisë.

Në këtë listë, sipas zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, gjenden kompani të lidhura me politikën dhe biznese fëmijëve të politikanëve dhe me pronarë nga Serbia, përcjell Bota sot.

“Dmth përfitues, kompani të lidhura me politikën, biznese të fëmijëve të politikanëve, biznese me pronarë nga Serbia, kompani tregtare që nuk prodhojnë!

Këto janë karakteristikat e 50 përfituesve kryesorë nga Qeveria Hoti me fondet e Pandemisë”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Ministri Murati, ka thënë se lista është publikuar në frymën e transparencës./BS

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat