“Jo zonjë, lej pensionet ti, qitu përgjigju ti”, Gjinovci i reagon ish-ministres së LDK-së

Aktuale

“Jo zonjë, lej pensionet ti, qitu përgjigju ti”, Gjinovci i reagon ish-ministres së LDK-së

Nga: A.Zh Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:48
Hykmete Bajrami

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar ish-ministres së Financave Hykmete Bajrami, e cila ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkurtimin e shtesave të pensionistëve.

Bajrami ka thënë se në mungesë të argumenteve për shtesat e pensionistëve, Qeveria zhvendosi sot vëmendjen te lista e kompanive që përfituan nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti.

“Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe famijleve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfituesve nga programi i rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë së kaluar.

Ministër, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. Shpërndarja e 60 milionë eurove vitin e kaluar, ka qenë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat”, ka thënë Bajrami.

E Gjinovci i ka kërkuar Bajramit përgjigje për milionat e dhënë bizneseve të mëdha në Kosovë, nga fondi për Pandeminë.

“Jo zonjë, lej pensionet ti, miliona pse ju keni dhënë milionerëve? Qitu përgjigju ti. Llegenda”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Reagimet vijnë pasi ministri i Financave Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 kompanive në Kosovë që përfituan nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat