Ish-negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj votimit të disa zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës, të cilët sot kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Tahiri ironizoi me këtë individë, duke deklaruar se po sillen si diasporë ndaj Shqipërisë.
“Disa nga Kosova që votuan sot në Shqipëri po sillen si diasporë ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ne jemi në tokat tona autoktone shqiptare...”, shkroi Tahir në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Disa nga Kosova që votuan sot në Shqipëri po sillen si diasporë ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ne jemi në tokat tona autoktone shqiptare...