Propozohen emrat e bordit të ri të ARKEP-it

Aktuale

Propozohen emrat e bordit të ri të ARKEP-it

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para kabinetit qeveritar i ka propozuar Kuvendit të Kosovës emrat e bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Ajo ka thënë se bordi i ARKEP përbëhet nga pesë anëtarë ku njëri prej tyre është kryetar.

“Ata janë profesionit të fushës së komunikimeve elektronike dhe postare dhe jemi të bindur që do të punojnë në dobi të sektorit i cili ka rëndësi të madhe për ekonominë”, ka thënë ministrja para kabinetit qeveritar të cilët votuan pro kësaj përbërje.

Ministrja ka propozuar: Nazim Rahimi- kryetar, Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku- Rizaj dhe Arian Qorolli anëtarë.

Këtij propozimi i ka paraprirë shkarkimi i emrave që kishte prozpozuar qeveria Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat