Flet Donika Gërvalla, tregon a është dëshmitare e Speciales

Aktuale

Flet Donika Gërvalla, tregon a është dëshmitare e Speciales

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:12
Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është pyetur sot nga gazetarët nëse është dëshmitare e Gjykatës Speciale.

Shkurtimisht, Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, iu është përgjigjur gazetarëve.

Ajo tha se nuk ka qenë e as nuk është dëshmitare e Speciales.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat