Libri që PDK-ja i dorëzoi Gërvallës, zyrtari i VV-së nxjerr një video interesante: Kurrë hallall mos ju qoftë, keni shkel këtë gjak…

Aktuale

Libri që PDK-ja i dorëzoi Gërvallës, zyrtari i VV-së nxjerr një video interesante: Kurrë hallall mos ju qoftë, keni shkel këtë gjak…

Nga: N. H Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:56
PDK

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se sot kanë kërkuar takim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla , por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Hoxha ka thënë se në ministri ajo nuk doli që t’i priste ata, por se për të atje e lanë një libër për t’i rikujtuar krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Në lidhje me këtë libër, ka folur zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përcjell “Bota sot”.

Ai në profilin e tij në Facebook, shkruan se libri është i ish-gazterait të luftës, Nusret Pllana.

Ndërsa, me këtë rast, Manxhuka ka publikuar edhe një video ku shihet autori i librit Nusret Pllana, ku në një intervistë drejtuar ish-udhëheqësve të vendit kishte thënë: “Kurrë hallall mos ju qoftë, e keni shkel këtë gjak me këmbë që 22 vite”.

Ja shkrimi i Manxhukës:

Pra, librin e këtij shqiptari e mbante sot PDK në duar.

Por, cila ishte fjala e tij në 17 mars të këtij viti pikërisht për këto parti qe qeverisen për gjithë këto vite me vendin.

Pra, librin e ketij shqiptari e mbante sot PDK ne duar. Por cila ishte fjala e tij ne 17 mars te ketij viti pikerisht per keto parti qe qeverisen per gjithe keto vite me vendin.

Posted by Arlind Manxhuka on E premte, 7 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat