Ministri Mehaj: E ardhmja është NATO

Aktuale

Ministri Mehaj: E ardhmja është NATO

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:38
Armend Mehaj

Nga viti i ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të ketë mbi 100 milionë euro më shumë në buxhetin e saj.

për këtë ka shkruar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova të ketë një ushtri moderne dhe me standarde të NATO-së dhe e gatshme për mbrojtjen e vendit.

Ai thekson edhe se e ardhmja është në NATO.

Mehaj tutje ka shkruar se forca moderne e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur te vendeve të NATO-s është përkushtim i tij si ministër i Mbrojtjes.

“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritje të konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar për paqen dhe sigurinë globale. E ardhmja është NATO”, ka shkruar Mehaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat