Specialja jep detajet e fundit për nisjen e gjykimit ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Specialja jep detajet e fundit për nisjen e gjykimit ndaj Salih Mustafës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:57
Salih Mustafa

Gjykata Speciale, ka treguar se tashmë mbrojtja e të akuzuarit Salih Mustafa-Calit, vec e ka dorëzuar dosjen paraprake, listën e dëshmitarëve dhe listën e provave para gjykatësit të procedurër paraprake.

Specialja, ka thënë se data për gjykim ndaj Mustafës do të bëhet sa më shpejtë që është e mundur.

Në këtë përgjigje bëhet e ditur se më 7 maj 2021, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues I, në pajtim me rregullën 98, dhe më 11 maj trupi gjykues emëroi gjykatësin kryesues në pajtim me rregullën 15 (2).

“Sa më shpejt që të jetë e mundur, në pajtim me rregullat 116 dhe 117, trupi gjykues do të caktojë datën (at) për një ose më shumë konferenca përgatitore për gjykimin, në prani të ZPS-së, Mbrojtjes dhe Mbrojtjes së Viktimave, në mënyrë që të diskutojë çështjet praktike në lidhje me përgatitjen e shpejtë të gjykimit, të tilla si një datë paraprake për fillimin e gjykimit, organizimin e paraqitjes së provave dhe masat mbrojtëse”, ka thënë zëdhënësi për media i Speciales, Michael Doly.

“Trupi gjykues pastaj do të nxjerrë një numër vendimesh procedurale për të përshpejtuar përgatitjet për fillimin e gjykimit”, ka përfunduar ai.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Me aktakuzë Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Sipas aktakuzës, personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat