“S’ka shansa të bie Qeveria prej ankesës së Listës Serbe”

Aktuale

“S’ka shansa të bie Qeveria prej ankesës së Listës Serbe”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 00:59
Qeveria e Kosovës

Lista Serbe është pjesë e kabinetit qeveritar ku nga 12 Ministri të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti një i takon atyre.

Kjo nuk ka mjaftuar për subjektin në fjalë andaj e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se është shkelur akti më i lartë juridik duke mos i dhënë atyre dy ministri.

Nga Kushtetuesja nuk kanë treguar se kur mund të merret një vendim mbi ankesën e LS-së e deponuar më 29 Mars. Kurse në Qeveri shfaqen komod.

“Ne po e presim vendimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese në pajtim me Kushtetutën. Po presim për të parë se çka ne mund të ndërrmarim tutje. Kurrsesi nuk besojmë që ata do shkelin Kushtetutën e të japin cfarëdo vendimi që nuk është në pajtim me të. Asesi nuk besojmë që Qeveria mund të bie për një diçka aq absurde”, ka thënë zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Rexhepi që është përgjegjëse për komunitetet, thotë se këto të fundit kanë deponuar argumentet e tyre në Gjykatë Kushtetuese.

Ajo thotë se neni 96 pika 3 e dokumentit më të lartë juridik e sqaron situatën mbi të cilën partia e Goran Rakiq, po mendon se ka gjetur shkelje.

Fakti më interesant në ankesën e Listës Serbe është se ajo u deponua edhe më nënshkrimin e përfaqësuesit të komunitetit goran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat