Gazetari: Dyshimet janë se kokaina ishte e destinuar për tregun e Gjermanisë

Aktuale

Gazetari: Dyshimet janë se kokaina ishte e destinuar për tregun e Gjermanisë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:36
Droga e sekuestruar

400 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë. Mësohet se operacioni është kryer në bashkëpunim nga policia shqiptare, kosovare dhe ajo italiane, të cilët janë sinjalizuar nga DEA amerikane.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për aksionin e sotëm.

Ai ka thënë se dyshimet janë se droga e kapur ka pasur për destinacion Gjermaninë, dhe sot vetëm është testuar linja e Kosovës se sa është e favorshme.

“Kosova nuk ka treg për sasi kaq të mëdha në kokaine”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se 400 kg të koakinës është dashur të kapet në Shqipëri, por informacioni që ka ardhur nga burimet e antridrogës ameriakne që po transportohet nga një grup i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka bërë që të kapet në Kosovë.

Ndërkaq lidhur me dy biznesmenët e dyshuar, gazetari Hoxha thotë se kompanitë e kanë marrë përsipër transportin, por jo financimin.

Hoxha ka thënë se nuk do të duhej të ndalohej kokaina as në Lipjan, por të mësohet ku është destinacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat