Nesër vazhdon seanca për programin e Qeverisë

Aktuale

Nesër vazhdon seanca për programin e Qeverisë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Sipas njoftimit të kuvendit, seanca vazhdon në orën 11:00.

Përndryshe, kryeministri Albin Kurti të hënën ka prezantuar para deputetëve programin e qeverisë, program ky i cili u kritikua nga opozita si i mangët dhe jokonkret. 

Rendi i ditës

1.  Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat