A u shkarkua apo jo Agim Veliu?

Aktuale

A u shkarkua apo jo Agim Veliu?

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:20
Agim Veliu

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nuk është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

“Ky vendim që është marrë dje ka të bëjë me caktimin e kandidatit për kryetar të Podujevës dhe me menaxhimin e procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës”.

Tahiri thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe me vetëm një votë kundër dhe sipas tij qëllimi është që LDK të rikthehet me fitore në Llap.

“LDK për herë të parë pas luftës e ka marrë me shumë seriozitet procesin e zgjedhjeve lokale duke u përgatitur sa më herët dhe sa më mirë që është e mundur në mënyrë që të kemi një rikthim të madh të partisë në këto zgjedhje”, tha Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se askush nuk mund ta kontestojë kontributin e Agim Veliut ndër vite në LDK, gjersa shtoi se nëse ai do të ishte humbës, nuk do të synonte pozita udhëheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat