Kjo është pasuria e kryetarit të ri të KQZ-së

Aktuale

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të KQZ-së

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:47
Kreshnik Radoniqi dhe Vjosa Osmani

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi, i cili do ta zëvendësojë Valdete Dakën në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka pasuri familjare prej rreth 550 mijë euro.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në Antikorrupsionit, Radoniqi ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth 515 mijë euro, një veturë në vlerë prej 7500 euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar 18 mijë euro para të gatshme në bankë, si dhe kredi në vlerë prej rreth 107 mijë euro për blerje të banesës.

Përndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së, Valdete Daka.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat