​Gafat e Borrellit, bën gabime të njëpasnjëshme në deklaratën për dialogun

Aktuale

​Gafat e Borrellit, bën gabime të njëpasnjëshme në deklaratën për dialogun

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:41
Josep Borrell

Para se të nis takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell ka dhënë një deklaratë se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por duhet të vazhdojë.

Por, si asnjëherë më parë, ai hasi në shumë vështirësi deri në përfundimin e kësaj deklarate.

Gabimet e tij, ishin të njëpasnjëshme.

Konferencën u përpoq ta niste kështu: “Okej? Mirëmëngjes. Sot së bashku me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, do të mirëpresim…..ohhh, harroje këtë”.

Nuk ia doli të përfundonte fjalinë e parë të deklaratës së tij.

Ai vazhdoi të ketë pengesa. Nuk arrinte assesi të zgjidhte fjalët e duhura, pa gabuar ndonjërën prej tyre.

“Mirmëngjesi. Sot, në këtë moment….do të fillojë prapë!!!!....Mirmengjesi, sot së bashku…Tani, në këtë moment. Oh bre! Do të vazhdojë nga aty. A po?”, kështu përsëriti ai disa herë fjalinë me të cilën synonte ta niste deklaratën.

Kujtojmë se në orën 11:00, Borrell do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:15.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat