Gjuha seksiste e Shalës/ Deklarohet për herë të parë deputetja e VV-së

Aktuale

Gjuha seksiste e Shalës/ Deklarohet për herë të parë deputetja e VV-së

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:30
Mentor Shala dhe Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Vetëvendosjes, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur rreth shkrimit të zëvendësdrejtorit të RTK-së, Mentor Shala – shkrim i cili – u dënua nga shoqëria civile, mediat e gazetarët.

Ajo tha:“Ekziston një arsye pse s’kam reagu, ditën kur e kam lexu reagimin s’ka qenë i rëndësishëm.

Për mua personalisht, kush cka flet, kush cka poston, nuk ma ndikon mendimin tim të lirë për cështje esenciale. Nëse dikush ka për të kundër-argumentu dicka për ato që i them unë, jam e gatshme me dalë në debate publike dhe private, por ato kërkohen në mënyrë të denjë.

Për shkak se kanë reagu shoqëria civile, mediat, po du me ardhë te pika të tjetër që të premtën qytetarët kanë qenë zani jem, kam një borxh reciprok”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat