“Pas 100 vitesh”, Ngjela: Ky është shqiptari trim që po denoncon krimet serbe, Vuçiq gati sa nuk shpalli falimentimin

Aktuale

“Pas 100 vitesh”, Ngjela: Ky është shqiptari trim që po denoncon krimet serbe, Vuçiq gati sa nuk shpalli falimentimin

Nga: A.Zh Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:17
Aleksandar Vuçiq

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thur lavde për deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberin.

Ai ka thënë se Kamberi është shqiptari i parë, që pas 100 vitesh në Kuvendin e Serbisë denoncoi krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, dje presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.

Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar.

Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një Shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.

Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat