​AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Aktuale

​AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 11:33
Foto Ilustrim

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.

Sipas njoftimit, deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar dhe 01 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës. Deklarim i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.

“Paralelisht me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, gjatë këtij viti, AKK ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë. Për të gjitha informatat dhe regjistrat e deklarimit të pasurisë, ju lutemi vizitoni web faqen e Agjencisë kundër Korrupsionit në adresën www.akk-ks.org”, thuhet në njoftimin e AKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat