​Abdixhiku konfirmon: Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit

Aktuale

​Abdixhiku konfirmon: Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:38
Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar Anton Qunin si kandidat për kryetar të Prizrenit.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka thënë se Quni do t’i japë Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

Ky është statusi i Abdixhikut:

gAntoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë - bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.

Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit - deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.

Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi.

Anton, na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat