Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në SHBA

Aktuale

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në SHBA

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 10:06
Pamje nga takimi

Me ftesë zyrtare, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA. Në vazhdën e vizitës së tij në Washington, DC, gjeneral Rama ka takuar anëtaren e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatoren Joni Ernst.

Me këtë rast, gjeneral Rama ka falënderuar senatoren Ernst për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së dhënë për Kosovën dhe FSK-në në vazhdimësi.

Në veçanti falënderoi për mbështetjen e dhënë për procesin e tranzicionit dhe zbarkimin e trupave të FSK-së në Kuvajt. Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Rama njoftoi senatoren Ernst për zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së.

Duke pasur parasysh që senatorja Ernst vjen nga shteti i Iowa-s, u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe rrugën përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

Senatorja Ernst e përgëzoi Gjeneral Ramën për suksesin e arritur në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në procesin zhvillimor të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat