AAK viziton myftiun Tërnava

Aktuale

AAK viziton myftiun Tërnava

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës,  ku është organizuar pritje përurimi.

Zyrtarët e AAK-së  janë pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me këtë rast Ahmet Isufi nga kjo parti tha se kjo festë është e një rëndësie të madhe dhe që të gjithë duhet solidarizuar.

“Sot ishim në Bashkësinë Islame për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, që të zhvillohem si vend dhe të solidarizohemi të gjithë jo është një festë shumë e madhe andaj urimet më të mira”, tha Isufi.

Myftiu Tërnava,  gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat